Rreth Nesh
Implantus, si shërbimi i parë privat dentar në Shqipëri i ngritur brenda një ambienti spitalor, hap rrugën e stomatologjisë inovative. Me përvojë prej dekadash dhe një sërë kualifikimesh, ekspertët tanë të certifikuar sigurojnë që çdo pacient të marrë vëmendjen që meriton.
Ne jemi të vendosur t’ju shoqërojmë që nga momenti kur hyni për herë të parë në klinikën tonë, deri në momentin kur largoheni.
Nisja e udhëtimit tuaj drejt shëndetit oral te Implantus është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.
Misioni Ynë
Klinika jonë ju dhuron një buzëqeshje të freskët dhe natyrale, që ju bën të dukeni shkëlqyeshëm, duke rritur vetëbesimin tuaj në çdo aspekt.
Të pasurit e laboratorit tonë dhe gjithë pajisjet brenda klinikës, e bën më të lehtë për pacientët të marrin një shërbim të plotë 360°, duke thjeshtuar komunikimin ndërmjet pacientit, teknikut dentar dhe mjekut.
Ne synojmë të jemi gjithmonë në hap me tendencat më të fundit të stomatologjisë në botë, duke ndjekur standardet më të larta të ekspertizës dentare, prandaj ofrojmë shërbime të cilësisë më të lartë.
Vizioni Ynë
Të udhëhequr nga pasioni dhe profesionalizmi që mjekët tanë tregojnë në çdo gjë që bëjnë, ne kuptojmë nevojat unike të çdo pacienti sa i përket kujdesit për shëndetin oral.
Gjithçka fillon me hartimin e një plani të detajuar për të përcaktuar trajtimin më të mirë për çdo individ.
Stafi i Implantus është ndër më të mirët në fushën e tyre, falë pjesëmarrjes së vazhdueshme në konferenca, seminare dhe trajnime ndërkombëtare.
Ekipi ynë u premton çdo pacienti një nivel të lartë kujdesi dhe, përveç trajtimit të sëmundjeve komplekse të gojës, jemi këtu për t’ju ofruar mjetet, edukimin dhe të gjitha burimet e nevojshme për të marrë vendimet më të mira për shëndetin oral tuaj dhe të të afërmve tuaj.
Na ndiqni për të qëndruar të përditësuar.