Mezoterapia

Në Implantus Le Jour Se Lève, ne ofrojmë Mezoterapi – një trajtim inovativ dhe shumëfunksional i krijuar për të trajtuar një gamë të gjerë shqetësimesh estetike. Qoftë për rinovimin e lëkurës apo për trajtimin e rënies së flokëve, mezoterapia ndihmon për të arritur pamjen që dëshironi.

Çfarë është Mezoterapia?

Mezoterapia përfshin injektimin e sasive mikroskopike të hidratuesve, vitaminave, mineraleve dhe substancave të tjera ushqyese në lëkurë apo skalp, për të nxitur rigjenerimin dhe përmirësimin e indeve. Ky trajtim minimalisht invaziv realizohet me një gjilpërë shumë të hollë, duke e bërë procesin të rehatshëm dhe efektiv.

Si Funksionon Mezoterapia?

Mekanizmi i veprimit të mezoterapisë ndryshon në varësi të qëllimit të trajtimit:

Trajtimi i celulitit: Injektimet bëhen në shtresën yndyrore nën lëkurë për të shpërbërë dhe zvogëluar qelizat yndyrore.

Trajtimi i rrathëve të zinj: Kombinohen injektimet me trajtime të tjera për të ndriçuar dhe rinovuar zonën rreth syve.

Përveç shpërndarjes së drejtpërdrejtë të përbërësve të vlefshëm në shtresat e mesme të lëkurës, procedura gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e qelizave të reja, falë reagimit natyror të trupit ndaj mikrogjilpërës.

Shërbimet e Mezoterapisë që ofrojmë:

  • Hidratim për Lëkurë të Thatë dhe të Çekuilibruar
    Trajtim që ofron hidratim të thellë në shtresat e lëkurës duke injektuar acid hialuronik, vitamina dhe minerale. Ndihmon në reduktimin e thatësisë dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës.
  • Tendosje e Lëkurës (Skin Tightening)
    Forcon elasticitetin e lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit për një pamje më të tendosur dhe rinore.
  • Anti-Aging për Lëkurë të Plakur dhe të Varur
    Trajton rrudhat dhe lëkurën e lirshme përmes një përzierje të fuqishme të antioksidantëve, vitaminave dhe peptideve.
  • Parandalimi dhe Trajtimi i Rënies së Flokëve
    Microinjeksione në skalp me vitamina dhe faktore rritjeje për të ushqyer folikulat, stimuluar rritjen dhe forcuar flokët. I përshtatshëm për burra dhe gra.
  • Zvogëlim i Rrathëve të Zinjtë Rreth Syve
    Përdoren përbërës ndriçues dhe hidratues për të reduktuar pigmentimin, fryrjet dhe për të rikthyer freskinë e syve.
  • Riparim i Lëkurës së Dëmtuar nga Dielli
    Injektim i antioksidantëve dhe përbërësve rigjenerues për të përmirësuar strukturën e lëkurës, zvogëluar njollat dhe rikthyer tonin natyral të saj.
  • Reduktim i Strijave (Shenjave të Shtatzënisë)
    Stimulon prodhimin e kolagjenit në zonat me strija duke e bërë lëkurën më uniforme dhe të lëmuar.
  • Trajtimi i Shenjave të Akneve
    Kombinim i acidit hialuronik dhe peptideve për të rigjeneruar lëkurën dhe për të zbutur shenjat e mbetura nga aknet.
  • Reduktim i Celulitit
    Ndihmon në shpërbërjen e qelizave yndyrore, përmirëson qarkullimin dhe drenimin limfatik për një lëkurë më të lëmuar dhe të tonifikuar.
  • Lipoliza (Shkrirja e Yndyrës Lokale)
    Injeksione për reduktimin e dhjamit të lokalizuar në bark, kofshë apo krahë. Trajtim jo-kirurgjikal për një siluetë më të skalitur.

Rikthe Lëkurën dhe Flokët në Formën më të Mirë

Implantus Le Jour Se Lève, trajtimet tona të mezoterapisë realizohen nga profesionistë të kualifikuar që kujdesen për sigurinë dhe rezultatet tuaja. Me qasje të personalizuar dhe teknika moderne, ne ju ndihmojmë të arrini pamjen që dëshironi – natyrshëm dhe me elegancë.